Lokja 90-vjeçare: Të rejat e sotit janë çu pesh, po shkojnë te t’vet çdo ditë, e kanë harru magjen

Autori i emisionit Kojshia Show, Sadri Imeri, ka filluar me një cikël të ri të emisioneve që do të titullohet “Porosia e Lokes”.

Imeri tregon se në këto emisione, për çdo javë do të ketë të ftuar nga një të moshuar, përmes të cilëve do të përcjellë porosi për gjeneratat e reja.

Këtë javë, pra në emisionin e parë “Porosia e Lokes”, mysafire ishte Mihrije Elshani, një grua 90-vjeçare nga fshati Piran, komuna e Prizrenit.

Ajo në këtë emision përgatiti ushqim tradicional, teksa edhe kritikoi nuset e reja, për të cilat tha se e kanë e lënë traditën e përgatitjes së ushqimit si dhe, vazhdon ajo, ato shkojnë për çdo ditë të familja e vet, ndërsa kohë më parë, nuset e vizitonin familjen e vet vetëm 4 herë në vit

VIDEO

Lexo edhe:  Babai i Triumf Rizës për Sekiraqën: Është liruar një kryekriminel që ka vuajt krejt Prishtina prej tij