Ironizon Valon Syla: Me rritjen e pagave, s’keni nevojë më me lëpi kapakun e jogurtit
Gazetari Valon Syla, ka komentuar rritjen e pagave në sektorin publik, ku Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që caktimi e vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik të jetë 105 euro.
Syla shkruan me ironi se me rritjen e pagave qytetarët do të munden të blejnë më shumë jogurta.
“Me këtë rritje të pagave, s’keni nevojë mo me lëpi kapakun e jogurtit. Mundeni me i marrë ‘ka 2 jogurta. Nginu, VV. Se na patët teshë”, – ka shkruar Valon Syla në llogarinë e tij në Facebook.