A ishte vetura e tij e parkuar në këtë mënyrë? Armend Muja reagon pë foton që u publikua

Vrojtuesit e Lagjës në Prishtinë kanë publikuar një fotografi të një veturë të parkuar në një zonë të gjelbër në kryeqytet.

Nga kjo faqe, pretendojnë se vetura është e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Por, pas publikimit të fotografisë ka reaguar deputeti Muja. Ai ka thënë se nuk ka udhëtuar me veturë por me taxi duke ofruar dhe një dëshmi që ka kontaktuar taxin.

“Mos shpif! Sa u ktheva nga Kuvendi dhe kam udhetuar me taxi”, shkruan Muja.

Veturën e llojit “Range Rover , deputeti nuk e ka deklaruar tek Agjencia Kundër Korrupsionit.

Lexo edhe:  Fillojnë plaçkitjet pas tërmetit në Turqi, policia arreston 48 persona