E dhimbshme: 46-vjeçarja ndërron jetë në QKUK, u godit nga vetura

Një aksident i rëndë trafiku që kishte ndodhur të hënën e 16 janarit te semaforët e shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë, kishte lënë të lënduar rëndë një grua.

46-vjeçarja që u godit nga vetura tash e dy javë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sinjali mëson se ajo nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë si pasojë e aksidentit dhe ka ndërruar jetë sot.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për Basrie Gllogu, 46-vjeçare.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Kamioni përfshihet në një aksident në Pejë, krijohet kolonë e gjatë në hyrje të autostradës për Prishtinë