Biznesmeni Lazim Destani ndihmon të prekurit nga vërshimet në Kosovë

Ndërmarrësi nga Tetova Lazim Destani, ka ndihmuar të prekurit nga vërshimet e ditëve më parë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ai tregon se dje është realizuar dërgesa e kontigjentit të ndihmave për zonat e përmbytura.

“Reshjet e mëdha të javës së kaluar në Kosovë lanë pas shumë toka e vendbanime të përmbytura. Është më se e nevojshme mbështetja e popullatës në raste të këtilla fatkeqësishë natyrore”.

“Për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Kosovë dje realizuam dërgesën e kontingjentit të ndihmave për zonat e përmbytura, Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë. Uroj sa më shpejt të kthehet normaliteti në këto vendbanime”, ka shkruar Destani.

Ndryshe, nga vërshimet e ditëve më parë në Kosovë, ka pasur dëme të mëdha materiale si në ekonomi familjare, biznese po ashtu edhe në infrastrukturë e toka bujqësore.

Lexo edhe:  Sulmi në Banjskë, Sveçla: Kemi informata që Vuçiq ishte drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e këtij grupi