Vapë e madhe, KRU “Mitrovica” le pa ujë banorët e Skenderajt!

Që nga orët e hershme të mëngjesit Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka lënë pa furnizim me ujë banorët e Skenderajt.

02 Press ka pranuar ankesa të shumta nga banorët se mungesa e ujit ka krijuar vështirësi të shumta, sidomos me pas ngritjes së temperaturave.

Në anën tjetër KRU “Mitrovica” nuk ka njoftuar fare për mungesë të furnizimit me ujë.

Siç merr vesh 02 Press është Klina e Ulët ajo e cila është duke pasur ndërprerje të shpeshta me furnizim me ujë.

Ndërkohë KRU “Mitrovica” bënë thirrje që uji të mos shfrytëzohet për qëllime tjera, si ujitje ose pastrim veturash.

Lexo edhe:  Vdes veteranja e arsimit nga Mitrovicë