LAJMI I FUNDIT: Pesë të lënduar nga aksidenti në Fushë-Kosovë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në Fushë-Kosovë në orët e mbrëmjes të së shtunës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në aksident, sipas Policisë, kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në fotot e siguruara nga KOHA, shihen dy veturat që kanë pësuar dëme të konsiderushme, ndërsa është parë edhe ambulanca në vendngjarje.

Lexo edhe:  ”Kryeministër, mos na shitë po***ë të ftohta”, deputeti Dehari shpërndanë një status ku kritikues ndaj Kurtit