Pesë persona të lënduar në aksidentit te “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa me arsin po merret njësiti i trafikut.

Lexo edhe:  Pse disa njerëz mbështjellin dorezat e dyerve me letër alumini