I riu gënjeu se e grabitën hajnat e armatosur në Prishtinë, Policia zbulon se inskenoi gjithë rastin

Pak ditë më parë Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të grabitjes, që dyshohet se kishte ndodhur në rrugën ‘Hazir Haxholli’ në Prishtinë e ku viktimë ishte një djalë 22-vjeçar. Ky i fundit kishte pretenduar se tre persona të armatosur i kanë marrë paratë, çelësat e banesës, veturën dhe një telefon celular e më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Por ngjarja që iu rrëfye hetuesve policorë po del të jetë e gjitha trillim i të riut.

Sinjali mëson se gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar dëshmi që provojnë se i riu ka inskenuar grabitjen, gjë e cila ka bërë që 22-vjeçari të pranojë vetë se ka bërë lajmërim të rrejshëm.

Në rrëfim e sipër ai ka trerguar se edhe aksidentin që pretendoi se e shkaktuan hajnat duke ikur, e kishte bërë vet dhe asgjë nga ato që kishte deklaruar më parë nuk ishte e vërtetë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i riu të hetohet në liri për veprën penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’.

Lexo edhe:  Krijoi lidhje dashurie dhe kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, ky është i arrestuari në Ferizaj