Haradinaj: Kurti dhe Vuçiqi janë shokë

“Albin Kurti të mos bëhet mburoja e Vuçiqit, mos ta shpëtojë me krijimin e krizve në Veri”, kështu tha të enjten mbrëma kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj derisa ishte duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e përdorur si praktikë krijimin e krizave në pjesën më të brishtë të vendit, atë në Veri të Mitrovicës, dhe kjo sipas Haradinaj po bëhet për ta “shpëtuar” presidentin e Serbisë, Aleksandës Vuçiq.

Ai tha se Kurti duhet t’i marrë parasysh kërkesat e Shteteve të Bashkuara në lidhje me veriun dhe dialogun.

“Kosova nuk është mirë me qëndru si pritë që këta mos me mujtë me vendos Serbinë në qoshe. I bëj thirrje Kurtit që të mos e vazhdoj praktikën e krijimit të krizave veç për me shpëtu shokun e vet, Vuçiqin. Le ta sqaron një herë e mirë ndërkombëtarë që ne jemi këta qe jëmi. Le t’i respekton amerikanët se çka i kanë kërkuar në Veri”, u shpreh ish-kryeministri.

Madje, ish-kryeministri Haradinaj, pretendon se Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë shokë.

“Po, po janë binom. Ky (Albin Kurti) po e shpëton Vuçiqin me minikrizat që po i bën. Me atë gjuhë që e përdori Chollet, Vuçiqi u gëzu, tha Albini hyri në rend e unë po rri në hije, ky (Albin Kurti) në fakt Kosova po i merr pasojat për ta shpëtu Vuçiqin. Le të ua lëshojë rrugën ndërkombëtarëve të shkojnë ta detyrojnë Vuçiqin, pra ta sjellin në situatën që të thotë po për marrëveshjen, pra të mos bëhet mburoja e Vuçiqit por ta hap rrugën për marrëveshje me Serbinë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është e dëmshme për Kosovën koha e shpenzuar e Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Derek Chollet për “hajgaret” e kryeministrit, Albin Kurti.

Lexo edhe:  E rëndë: 33-vjeçari në Gjakovë tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet në spital për trajtim

Haradinaj tha se sa herë amerikanët vijnë në Kosovë për një dakordim, Kurti i bën disa probleme në mikromenagjim.

“Përshimi im për gjendjet në Kosovë është kjo, amerikanët në krejt problem që i ka bota, po shihet një interesim me përmbyll çështjen Kosovë-Serbi. Ata po vijnë në Kosovë me e marrë dakordim për ece përpara. Kurti i bën disa probleme më mikromenagjim dhe kjo deshton, është e dëmshme koha e Chollet për më e shpenzu për hajgaret e Kurtit e lojrat e tij. Pa u lidhe me përmbajtjen e marrëveshjes por duke fol për menagjim, amerikanët nuk kanë lehte me pru Vuçiq ne tavolinë”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Haradinaj tha se Kurti me sjelljet e tij po i ndal amerikanët që të vijnë deri të një marrëveshje me Serbinë.