Qytetari nga Reçaku: Në përvjetor u interpretua këngë kishtare, Shtimja është myslimane, tendencioze

Adnan Jakupi, qytetar nga Reçaku, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook. Ky qytetar është ankuar rreth interpretimit të një kënge nga kori.

Sipas tij, në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut është interpretuar kënga “Aleluja”, që për z. Jakupin është thirrje adhurimi në kisha e Sinagoga.

Sipas z. Jakupit një gjë e tillë është e qëllimshme dhe tendecioze.

“Shtimja është komunë e shumices absolute të Besimit Islam, edhe të masakruarit poashtu! Nuk jemi kundër feve tjera dhe i respektojme ato, mirëpo të bëhet kjo në menyrë të njëanshme, thjeshtë s’do koment.” – shkroi ai.

Madje, ai ka bërë një krahasim, duke thënë se do të kishte shumë reagime sikurse në përvjetor të këndohej Kuran.

“Tash paramendo nëse ish interpretu Kurani apo ndonjë ilahi në syte e Presidentes e Kryeministrit. Do të ishte mbushur me reagime duke thënë se jemi shtet LAIK, feja nuk duhet të përzihet në institucione etj etj.” – shkruan ai.

Lexo edhe:  Naim Tërnava: Festat tona fetare të shfrytëzohen për të sjellë lumturi tek ata që kanë nevojë