‘Pacientët blejnë ilaçe me kredi, ShSKUK në suficit 1.3 milionësh’

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka kritikuar postimin e fundit të kryeministrit Kurti për investimet në sektorin respektiv. 

Sipas tij, angazhimi i kësaj qeverie ka qenë për turp, pasi siç është shprehur Vitija, buxheti i ShSKUK-së është në suficit prej 1.3 milionë eurove, kurse qytetarët blejnë barna me kredi e borxh.

“Kjo përqindje nuk është për mburrje, aq më pak për faktin se furnizimi nuk ka qenë as kaq sa thuhet. Mjafton me i pytë pacientët që kanë marrë para borxh e kredi për me ble barna, e buxheti i SHSKUK-së ju ka dalë suficit 1.3 milionë. Marre!”, shkroi ndër tjerash ai.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Danis bëhet horë, skualifikohet në meçin ndaj Paulit pasi tentoi ta ‘mbys’ – VIDEO