Burri e rrah gruan derisa e bën për spital
Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën ’12 Qershori’ në Ferizaj.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një grua, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se e ka goditur me shuplakë në fytyrë.
Për shkak të goditjes, 45-vjeçarja ka goditur murin me kokë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Spitalin e Gjilanit.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, ndaj të cilit është iniciuar rasti për veprën ‘Dhunë në familje’.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.