Kapen 18 kilogramë drogë në Prishtinë, Policia kryen disa bastisje
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, gjatë zbatimit të masave të veçanta të autorizuar edhe nga Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, ka ndaluar sot, veturën Golf 3 me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (V.K; 1982) dhe gjatë kontrollit është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Prishtinë është realizuar një operacion kontrolli në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë, KK-Prishtinë.
Në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
(18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
(1) veturë me targa vendore.
(1) telefon.
Gjatë kontrollit të shtëpive, dy persona tjerë të dyshuar me iniciale (V.K; 1994 dhe S.S; 1979) nuk kanë qenë në shtëpi dhe të njëjtëve u është lënë ftesa për lajmërim në Polici.
Në realizim të këtij operacioni policor antidroga në Prishtinë është mbështetur edhe nga Njësia K9 dhe Njësia e Krim Teknikes Regjionale-Prishtinë.
Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit tani më të arrestuar, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa hetime nga antidroga e Policisë së Kosovës janë në proces lidhur me rastin.