Aksident i tmerrshëm në rrugën Kaçanik-Ferizaj, 7 persona dërgohen në Emergjencë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik – Ferizaj.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori rajonal i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani tha se në aksident ishin të përfshira tre vetura.

“Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj”, tha Shabani.

Lexo edhe:  Edhe dy të arrestuarit e tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë të mitur