Mikela: Jam ndjerë e manipuluar brenda shtëpisë së BBVIP nga Olta

Mikela Pupa, ish banore e Big Brother Vip, e cila doli të shtunën tregoi në Fun Club se kush ishte sipas saj banorja më manipuluese.

“Manipulime nga dhoma e gjumit tek veranda kishte tre variante të ndryshme të historisë”, tha Mikela.

Megi Pojani, moderatoja e pyeti: Kush manipulonte më shumë? Mikela: Olta, patjetër.

Megi: Ka tentuar të të manipulojë?

Mikela: Shumë herë.

Megi: Je ndjerë e manipuluar prej saj?

Mikela: Që të jem ndjerë e manipuluar jo, sepse varet deri ku ti ia lejon, por që ka ndikuar patjetër që po, me historinë e famshme me Gentin që tregoi tre variante të ndryshme të historisë dhe në fund i mohoi.

“Dua të dal në mbrojtje të Mikelës, Efit dhe Teas që shpesh herë vazhdojnë sigmatizohen si gocat e PërPuthen por kanë treguar që janë shumë më njerëzore, shumë më të sjellshme dhe shumë më të kulturuara se shumë artistë të mëdhenj aty që ndonjëherë bëjnë gabim që futen në Big Brother sepse tregojnë anën që publiku nuk e njeh”, tha Aulona Musta ndërsa shtoi se për Mikelën nuk kishte asgjë negative për të thënë.

Lexo edhe:  Molliqaj – Kurtit: Mos prano, dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh