Rast i rëndë për familjen Bici nga Podujeva: 50-vjeçari gjendet i shtrirë në një fushë të fshatit, ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Bici në fshatin Godishnjakë të Podujevës, ku një familjar i tyre, rreth 50-vjeçar, u gjet i shtrirë sot pasdite, në një fushë afër fshatit. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ramiz Bicin, i cili ka humbur jetën pasi është dërguar në spital.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije së në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca bashkë me Policinë, që e kanë transportuar viktimën në spital, por pas një periudhe të shkurtër, i njëjti ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, akoma nuk dihen rrethanat në të cilat viktima ka përfunduar i shtrirë në tokë.
Ky lajm e pikëlloi familjen Bici, pasi e kuptuan se i ndjeri nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në spital.
Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet qe zbardhin rrethanat e ngjarjes.