Incident dhe fjalosje në autobusin e linjës 4 tek Bregu i Diellit, dyshohet se u nxorën edhe armë
-Foto ilustrim-
Një përplasje verbale, e cila dyshohet se mund edhe të kishte eskaluar deri në konfrontim me armë, raportohet të ketë ndodhur sonte në Bregun e Diellit, në linjën e Trafikut Urban nr.4, në Prishtinë.
Siç raportohet përmes një njoftimi në facebook, e gjitha ndodhi mes një shoferi të një veture si dhe punonjësve të autobusit pas një keqkuptimi në komunikacion, përcjell klankosova.tv.
”Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr.4 ka ndodhur një zënkë midis një shoferi të një veture dhe punonjësve të autobusit. E gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta.
Në fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrur armën të cilën e kishte mbushur me plumba.
Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të të gjithë udhëtarëve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për t’i gjuajtur në bërllok pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para, kishe thirrur policinë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit, përkatësisht te xhambazt”.
Klan Kosova, është duke provuar të marrrë më shumë detaje të konfirmuara, lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës.