Bora gati të vijë në Kosovë, meteorologët tregojnë kur nisin reshjet

Të hënën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Ditën e martë do të ketë mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.

Ndërsa të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Grafiku në fushat termike do të shënojë vlera të larta të temperaturave, dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Nuk përjashtohet mundësia të ketë vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës.

Ditën e premte do të jetë mot i vranët, reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.

Në fundjavë parashihet të ketë masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikojë dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë bore

Lexo edhe:  Gruaja lind para kohe si pasojë e dhunës fizike nga burri, Policia e shpall në kërkim të dyshuarin