“Thirrje urgjente”, bangladeshasve iu ofrohet punësim në Kosovë

Një agjenci punësimi nga Bangladeshi ka ftuar qytetarët e këtij vendi që të aplikojnë për t’u punësuar në Kosovë.

Kompania e quajtur “M/S. Tangail Overseas R.L-860”, ka shkruar në rrjetet sociale se po i duhen urgjentë punëtorë për të punuar në vendin tonë.

“Ne jemi duke ofruar aftësi dhe punëtorë të zgjuar nga Bangladeshi në Kosovë. Kategoria e punës: Ndërtim, Fabrikë, Hoteleri/Restaurant, Sektori i shërbimeve, Bujqësia”, shkruan në njoftimin e kompanisë bangladeshase.

Agjencia në fjalë ka shkruar se ofron edhe leje pune në Kosovë.

Kosova po përballet me ikje të vazhdueshme të fuqisë punëtore drejtë vendeve evropiane, derisa ka pasur raportime se në vendin tonë kanë nisur të vijnë punëtorë nga vendet e largëta.

Lexo edhe:  Zbulohet sherri i Kiarës dhe Arbërit në prapaskenë, ish-banori tregon çfarë ndodhi gjatë publicitetit