Një 40-vjeçar nga Shkupi vret nënën dhe gjyshen e vet

Një 40-vjeçar nga Shkupi me iniciale J.M. dyshohet se gjatë ditës në mënyrë çnjerëzore ka vrarë nënën 60-vjeçare dhe gjyshen 80-vjeçare.

Informacionin për Alsat e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut nga ku thonë se i dyshuari është arrestuar, përcjell Klankosova.tv

Nuk dihen motivet e vrasjes dhe gjendja psikofizike e të dyshuarit.

Lexo edhe:  Pas disa vitesh, prindërit do të detyrohen t'i blejnë librat për fëmijët e tyre, ministria do t'i transferojë paratë në xhirollogaritë e tyre