Përleshje mes të rinjëve në Prishtinë, një 18 vjeçar bëhet për spital
Problemet mes të rinjve shpeshherë eskalojnë në dhunë, e shpesh përfundojnë edhe më keq. Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Qendër të Prishtinës ku dy të rijnë patën një problem mes vete.
Një i ri 21-vjeçar u sulmua në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, nga një 18-vjeçar.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima u sulmua me mjet të mprehtë dhe ka marr lëndime të rënda trupore.
Si pasojë, 21-vjeçari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari 18-vjeçar, siç merr vesh Sinjali është dërguar në mbajtje për 48 orë.