“Hiqma kurrizin tim e shpëtoma vajzën”, babai kosovar bën thirrjen e dëshpëruar për vajzën që i vuan nga sëmundja e rëndë
20-vjeçarja Jasmina Neziraj vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën i nevojiten 140 mijë euro për shërim.
Bëhet fjalë më sëmundjen e leukemisë akute, për kurimin e së cilës, familja nuk mund të përballojë koston prej 140 mijë euro.
Hoxha shqiptar, Elvis Naçi, ka publikuar një video ku bën apel për ndihmë për Jasminën
Aty flet edhe babai i saj, i cili dëshpërimisht kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar mjetet financiare që janë të nevojshme për transplant.
“I kam thanë doktoreshës, hiqma kurrizin tim, vetëm shpëtoma vajzën”, thotë me lot në sy babai i Jasminës.
“Spitali i ka kërkuar 140 mijë euro. Nuk i kemi”, vazhdon tutje i përlotur babai.
Të dhënat e llogarive bankare nëpërmjet të cilave personat vullnetmirë mund të kontribuojnë për shërimin e Jasminës, janë bërë të ditura në postimin e Naçit: