Gjiganti gjerman ka nevojë për 25 mijë punëtorë të rinj: Gjuha nuk është më e nevojshme

Kompania kombëtare e hekurudhave në Gjermani, Deutsche Bahn ka nevojë për një fuqi të re punëtore këtë vit. Për këtë arsye ata kanë bërë të ditur se janë në kërkim të 25 mijë punëtorëve të rinj.

Rreth nëntë mijë prej tyre do të caktohen në vende pune që janë të reja, raportojnë mediat gjermane.

Sipas drejtorit të kësaj kompanie, synimi është përmirësimi i cilësisë së biznesit, dyfishimi i numrit të pasagjerëve dhe kryerja e një remonti të përgjithshëm të infrastrukturës pjesërisht të rrënuar.

Rekrutimi i paralajmëruar i punëtorëve është një sfidë e vërtetë duke pasur parasysh mungesën e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani.

Në vitin 2023, ata duan të punësojnë profilet e mëposhtme: 5,500 kursantë dhe studentë, 4,200 specialistë të mirëmbajtjes së hekurudhave dhe mjeteve hekurudhore, 3,000 punëtorë për projektet e ndërtimit, 2,100 drejtues treni, 1,600 dispeçer, 2,200 punonjës të shërbimeve të trenit dhe 2,0 specialistë të IT-së.

Deutsche Bahn ka krijuar rreth 5000 vende të reja pune në vitin 2022. Duke pasur parasysh mungesën e punëtorëve në Gjermani, kompania do të përpiqet të sjellë punëtorë nga jashtë.

Gjuha gjermane, e cila ka penguar shumë punëtorë nga jashtë në punësimin e tyre, duket se nuk është e nevojshme në disa punë.

“Në të ardhmen do të sillen gjithnjë e më shumë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, për shembull nga Evropa Jugore, shumë vende të Ballkanit dhe Turqia. Në çdo rast, anglishtja është në rritje si gjuhë pune, veçanërisht në sektorin e IT-së”, tha drejtori i Deutsche Bahn për mediat gjermane.

Lexo edhe:  Asamblisti i VV-së: Policët e angazhuar së fundmi në veri u paguan 2 deri në 3 mijë euro