“Q*ja bre nonen”, ushtari i FSK-së shan gjatë stërvitjeve në Iowa
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimet mes Gradës Kombëtarë të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarët e FSK-së janë duke u stërvitur në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury të shtetit të Indianës.
Njësitë janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake në poligonin e qitjes, të cilat janë publikuar përmes një video në faqen zyrtare të Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Në këtë video përpos të shtënave, dëgjohet edhe zëri i një ushtari të FSK-së duhe sharë në gjuhën shqipe.
“Q*ja bre nonen”, dëgjohet ushtari në sekonden e 14 duke sharë.
Në postimin e videos në facebook thuhet se ushtarët janë duke u stërvitur në qitje në poligon.
“Kompania e Policisë Ushtarake 186 është jashtë në kampin Atterbury këtë javë duke shfrytëzuar hapësiren e poligonit për disa raunde qitjesh me armë së bashku me miqtë tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës”.