Lirohet kosovari që u raportua si i arrestuar nga policia serbe në kufi
25 vjeçari që u raportua se ishte arrestuar në Serbi, tashme është liruar. Kështu bëjnë të ditur familjar të tij për Gazetën Insajderi.
Tafik Sejdiu ishte personi që u ndalua nga autoritetet serbe. Familjarët thonë se ai ishte ndaluar pasi policia serbe e kishte ngatërruar me një person tjetër.
“Prej orës 15:00 ka qenë i ndalum në hyrje të Serbisë nga Hungaria në kufirin e Horgoshit”, tha ky burim.
Për arrestimin e tij kishin reaguar edhe një qytetar. Blerton Ademi ka shkruar se bëhet fjalë për një person i quajtur Tefik Sejdiu, që siç shkruan Ademi, është arrestuar nga agjentë të policisë serbe.
“Policia serbe vazhdon terrorin ndaj shtetasve të Kosovës. Tefik Sejdiu i moshës 25 vjeçare u arrestua sot nga agjent të policisë serbe gjatë udhëtimit nëpër Serbi”, ka shkruar ai.