Burri në s’e lë rehat ish të dashurën, i çon SMS bashkëshortit të saj: “Nale gruan tane, neve veç plumbi na ndan”

Shpesh herë burrat e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partneret e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Në telashe me ish të dashurin e saj tash e një kohë është edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë që të shpëtojë nga ai.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ajo ka deklaruar se vazhdimisht ngacmohet nga ish i dashuri, i cili për më tepër ka nisur edhe mesazhe në drejtim të burrit me të cilin ajo tashmë është e martuar.

36-vjeçari dyshohet se ka dërguar mesazhe në telefonin e bashkëshortit të viktimës, duke i kërkuar që ta ndalë gruan e tij pasi pretendonte se ajo po e shqetëson atë dhe vëllezërit e tij. Por në tjerat mesazhe ai e kishte paralajmëruar se atë dhe gruan në fjalë i ndan ‘vetëm plumbi’.

Sipas 33-vjeçares i dyshuari edhe e përcjell vazhdimisht dhe për këtë shkak ajo ndihet e frikësuar dhe e shqetësuar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, por ka mohuar ta ketë përcjellë viktimën. Teksa ka pranuar se ka dërguar mesazhet në fjalë, por sipas tij ato i ka thënë nën afekt.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Lexo edhe:  Ky është 20-vjeçari që u mbyt sapo futi këmbët në plazhin e Velipojës