Kurti: Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ka vdekur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se projekti politik për temën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar.

Mirëpo, Kurti thotë se ajo si ide nuk ka vdekur dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nostalgjik për atë kohë.

“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë [Alkesandar Vuçiq] është nostalgjik për ato kohë, që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”, tha ai gjatë një interviste për Al Jazeera.

Për shkëmbimin e territoreve para disa viteve kanë folur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mirëpo kjo ide ka shkaktuar debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Lexo edhe:  Kompania britanike merr licencë për kërkimin e arit në Kosovë, ky fshat është caku