Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur 30 vjeçarja në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha Flora Ahmeti.

Ajo njoftoi se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Banorët e kësaj lagje i kanë konfirmuar Insajderi se nuk janë lejuar të hynë as nëpër banesat e tyre.

Rruga sipas tyre ka afro 2 orë që e bllokuar.

“As nëpër banesa nuk po na lënë me hy, qe 2-3 orë është blloku rruga”, i tha njëri nga ata Insajderit.

Lexo edhe:  Djali i heroit Afrim Bunjaku, një nga mysafirët në seancën solemne në Kuvend