Minatorët e Trepçës futen në grevë: Duan nga 6 euro për racion të bukes dhe parat me avans për gjithë muajin

(Foto ilustrim)
Minatorët e Trepçës e kanë nisur vitin 2023 me grevë, pasi sot kanë vendodur të mos punojnë.

Një minator i ka thënë “Jepi zë”, se ata po kërkojnë kompensimin për shujtat e ushqimit.

“Jepi zë” nga burimet brenda e veta ka kuptuar se kompania që ka bërë përgatitjen e ushqimit e ka përfunduar kontratën, ndërsa minatorët tani po duan të kompenzohen me para.

Këto burime i kanë thënë “Jepi zë”, se minatorët që punojnë në minierë kanë kërkuar 6 euro për një racion, ndërsa ata që punojnë jashtë miniere, 4,5 euro.

Poashtu minatorët e pakënaqur kanë kërkuar që kjo të bëhet ne avans për gjithë muajin, pa marrë parasysh sa meditje i kanë.

Ndryshe sindikata e re me kryetar Ibrahim Januzin e ka nisur vitin me greva ngjajshëm me sindikata paraprake, ndërsa këto kërkesa, Jepi zë, merr vesh se janë vështirë të realizueshme nga menaxhmenti i ndërmarrjes për shkak të kostos.

Lexo edhe:  Kjo grua u kap nga kamerat, Policia e Kosovës po e kërkon për një vepër