Momenti i arrestimit të Kobrës, më pas zhduken disa prova

Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes në Prizren ku ka mbetur i vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar nga Kukësi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë” – ka thënë Bytyqi.

Numri i personave të ndaluar në stacionin e Policisë në Prizren, fillimisht kishte qenë 5, por tani më 6 persona janë ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet do të kalojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Zhduken disa prova, pamjet e kamerave të sigurisë së ‘Kobra City’ nuk po i gjen Policia

13:30

Disa prova shumë të rëndësishme janë zhdukur dhe ende nuk kanë rënë në duar të hetuesve të policisë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi në orët e para të mëngjesit.

Përpos armës së krimit e cila është zhdukur dhe ende nuk është gjetur, KALLXO.com mëson se nga lokali i natës “Kobra City” janë zhdukur edhe kamerat e sigurisë.

Policia nuk ka arritur të gjejë asnjë material filmik të ngjarjes, pasi punëtorët janë arsyetuar se kamerat nuk punojnë pasi të njëjtat ishin marrë nga policia rreth një vit më parë.

Gjuajtja me armë dyshohet se ka ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra City”.

Prokuroria: Dyshohet se konflikti erdhi për shkak të pagesës së një fature

Lexo edhe:  Mërgimtarin e dëbon Gjermania pasi e denoncoi gruaja, e kërcënon edhe në Kosovë kur i kërkoi të ndahen