Spitali i Mitrovicës u furnizua me papuçe të prodhuara në Serbi

Gazetarja Diellza Luzha ka deklaruar se Spitali i Mitrovicës është furnizuar me papuçe të prodhuara në Serbi.

Ajo ka bërë të ditur se ky spital i ka blerë këto papuçe në kuadër të një tenderi afër 19 mijë euro për furnizim me uniforma, transmeton Gazeta Shneta.

“Me këto papuçe të prodhuara në Serbi janë furnizu personeli shëndetësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës!

Spitali ka pagu 18,884,72 euro për furnizim me papuçe, mantilla e uniforma të tjera për personel!

Buxheti i taksapaguesve tanë ka shku në shtetin që për disa javë e ka blloku atë vend me barrikada (spo flas për çështjet tjera)!!!

Personeli shëndetësor janë duke e kundërshtuar një gjë të tillë, madje shumica prej tyre nuk i kanë mbath!”, ka shkruar Luzha.

Lexo edhe:  Mitrovicasi Ilir Zeka, babai i dy fëmijëve ka nevojë për ndihmë