Inspektorati doli në aksion në orët e vona, për të ndalur shitjen e mjeteve piroteknike
Komuna e Prishtinës ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike nga 25 dhjetori deri më 3 janar.
Përmes kësaj urdhërese, Komuna ka ndaluar përdorimin e këtyre produkteve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, duket se në komunën e Prishtinës ende po vazhdohet të mos përfillet ai vendim.
Drejtoria e Inspekcionit sonte edhe në orët e vona ka zhvilluar aksione për të parandaluar shitjen e mjeteve piroteknike në vende të palejuara në kryeqytet.