Vuçiq: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën, NATO s’ka çfarë kërkon në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se presioni ndaj Serbisë nuk është zvogëluar për sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, por gjithashtu ka ritheksuar se nuk po i premton askujt në bashkësinë ndërkombëtare asgjë për sanksionet dhe as për Kosovën.

Vuçiq ka thënë se “mospremtimi” i tij do të thotë më shumë se “premtimet e tyre”.

“Unë nuk u premtoj atyre asgjë për sanksionet, nuk u premtoj asgjë për Kosovën, dhe “mospremtimi” dhe të menduarit tim do të thotë më shumë se të gjitha premtimet e tyre”, është shprehur Vuçiq.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për Wagner e KFOR-in.

“Wagneri nuk ka çfarë të kërkojë në Serbi, as ata dhe as NATO-ja. NATO mund të vijë sepse ne bashkëpunojmë për Kosovën, sepse rusët e lanë. Por ne bashkëpunojmë edhe me rusët sepse ata janë miqtë tanë dhe na ndihmojnë në Këshillin e Sigurimit”, raportohet të ketë thënë Vuçiq.

Ndër të tjera, Vuçiq ka përsëritur deklaratën e tij duke thënë se, “nuk do ta njohë kurrë Kosovën”.

“Ne as që planifikojmë të ndryshojmë Kushtetutën për këtë çështje”, është shprehur ai./TV Pink/

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Gjakovë: Motoçiklisti përplaset nga vetura, humb jetën