Hovenier: Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jefrey Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Hovenier ka thënë se veriu i Kosovës ka konsideratë të veçantë për të, dhe se e trajtojnë si pjesë të Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicion i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu”, ka thënë Hovenier.

“Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë, është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu”.

Lexo edhe:  E rrahu të dashurën në një motel në Gjilan, arrestohet burri