Nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” shesin ëmbëlsira të gatuara nga vetë ata, paratë e mbledhura i dhurojnë për bamirësi

Nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” në Mitrovicë kanë shitur sot ushqime e ëmbëlsira të përgaditura nga vetë ata.

Paratë e mbledhura ata i çuan si donacion në organizatën Islamic Relief, përcjell Jepi zë.

Postimi i plotë nga Liridon Kurti:

🥰Gjest i mrekullueshëm🥰

Nxënësit zemërgjerë nga klasa VI-3 të Shkollës Fillore”Eqrem Qabej” shitën ëmbëlsira të përgatitura nga vetë ata dhe paratë e grumbulluara i sollën donacion në Islamic Relief Kosova- Dega Mitrovicë.

Fëmijë të tillë na e bëjnë zemrën mal e na gëzojnë pa masë🤩🥰 Na bëjnë të bindur që e ardhmja është në duar të sigurta.

Është krenari, nder e privilegj për neve si Organizatë të kemi kësi donatorësh kaq të ëmbël e të ndjeshëm për tjetrin❤️🤲

 

Mijëra falënderime❤️🤩🥰😍

Lexo edhe:  Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Nuk është kjo Kosova për të cilën ai ka luftuar