Xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit në Mitrovicë, burri e bën për spital bashkëshorten e tij

Dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Suhodoll të Mitrovicës është arrestuar një.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë ku jeton çifti, ku për shkak të xhelozisë, burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke e grushtuar në fytyrë. Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur të kërkojë ndihmë në Polici dhe më pas ka marrë tretman mjekësor.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

Lexo edhe:  Përplasen dy vetura në semafor te “Bill Clintoni”, policia në vendngjarje