Erion Kajtazi do të jetë gjithmonë afër klubit, fusha e futbollit në Mitrovicë do mbajë emrin e tij

Erion Kajtazi do të jetë gjithmonë afër klubit.

Kjo pasi ekipit i Trepçës ’89, të enjten e emëroi  fushën sintetike me emrin e ish-futbollistit të tyre të ndjerë.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm familjar, miq, krerë të Komunës së Mitrovicës, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe të gjitha gjeneratat e skuadrës mitrovicase.

I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dhuroj familjarëve të Erionit fanellën dhe topin që futbollisti kishte luajtur për herë të fundit me kombëtaren e Kosovës U17.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri tha se Erioni do të jetë ikonë dhe shembull i qytetit.

Me emocione folën edhe trajneri dhe një bashkëlojtar i të ndjerit.

Erion Kajtazi, ndërroi jetë me 3 dhjetor të këtij viti duke luajtur në ndeshjen ndërmjet Trepçës ’89 dhe A&N, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes papritur vogëlushi 2 vjeçar në Kosovë