Tragjike: 22-vjeçari në Malishevë gjendet pa shenja jete, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Mirushë të Malishevës, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Emergjenca dhe kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes.

Siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e të riut.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Lexo edhe:  Moderatori i njohur kosovar ndahet nga bashkëshortja