LAJMI I FUNDIT: Tjetër aksident trafiku, lëndohen katër persona
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë –Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, në të cilin janë përfshirë 4 vetura, dhe lëndime kanë pësuar katër persona.
Sipas fotografive të bërë nga teve1.info, shihet se janë krijuar kolona dhe se rruga është bllokuar.
Ndërsa, rastin për teve1.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se 4 presona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.