LAJMI I FUNDIT: Digjet një banesë pranë sheshit Car Llazar në Mitrovicë, intervenojnë zjarrfikësit
Është djegur një banesë në njërën nga ndërtesat në katin e tetë në qendër të Mitrovicës së Veriut.
Zjarri është shkaktuar nga një ngrohës, pohon pronari i banesës.
Ai ka thënë se zjarri është shkaktuar nga një ngrohës dhe se në banesë në momentin e rënies së zjarrit ndodheshin një e moshuar dhe djali i saj, përcjell Jepi zë
Siç konfirmoi ai, nuk ka të lënduar, ndërsa tarraca dhe një pjesë e dhomës kanë marrë flakë, ndërsa objekti ndodhet pranë sheshit Cara Lazar, shkruan Kossev.
Përveç zjarrfikësve nuk mungojnë edhe ekipet e ambulancës. Një grup i madh qytetarësh është i pranishëm. Ekipi i urgjencës mori të moshuarën dhe e futi në autoambulancë, të cilën qytetarët e kishin nxjerrë paraprakisht nga pallati.
Përktheu dhe përshtati “Jepi zë”