LAJMI I FUNDIT: Persona të maskuar në Zubin Potok sulmojnë ekipin e Klan Kosovës, lëndohet gazetarja dhe shoferi

Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupç.

Si pasojë e kësaj janë lënduar gazetarja dhe shoferi.

Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani.

Personat që e kryen sulmin ishin të maskuar, njofton Klankosova.tv

Rasti është raportuar në polici.

Ky është rasti i dytë që një ekip i Klan Kosovës sulmohet në veri.

Ndaj ekipit të Klanit pati sulm edhe më 19 dhjetor, njofton Klankosova.tv

VIDEO

Lexo edhe:  Eksperti i rrjeteve sociale e bën horë VV: U krenuan për 1 milion shikime në video, por Bedri Hamza ka disa video që kanë tejkaluar këtë shifër