Edhe një mashtrim në emër të shërimit, Ardit Gashi nuk vuan nga asnjë sëmundje, paratë i mori dikush tjetër
Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një hulumtim mbi një aferë të mashtrimit me fonde publike, në emër të bamirësisë.
Bëhet fjalë për rastin e “Ardit Gashit”, të riut nga Mramori i Prishtinës që iu keqpërdor dokumenti identifikues për të ndërtuar skemen e mashtrimit, për të përfituar mjete financiare, kinse për trajtim jashtë vendit.
Për rastin ka folur edhe babai i Ardit Gashit, Musliu, i cili ka mohuar kategorisht se mjetet e grumbulluara financiare kanë shkuar tek familja e tij dhe se djali i tij nuk është i sëmurë.