Vetura godet këmbësorin, 56-vjeçari dërgohet në QKUK – arrestohet shoferi

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë.

Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpesh herë u rrezikohet edhe jeta, si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të shtunën në Ozdrim të Pejës, ku një automjet ka goditur një këmbësor i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, këmbësori 56-vjeçar është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Qendrën Emergjente në Pejë, e më pas është transferuar në QKUK si pasojë e lëndimeve serioze.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi i motoçikletës, E.C., nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë ka goditur këmbësorin, i cili ishte duke lëvizur në atë pjesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prok

Lexo edhe:  Ky është reagimi i Butrintit pas “dasmës” së Kiarës me Luizin