Vazhdon tortura e mërgimtarëve, deri 5 orë pritje për të hyrë në Kosovë

Gjatë festave të fundvitit numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë.

Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë herë.

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares dhe në Dheun e Bardhë.

Në Merdarë pritjet janë deri në pesë orë, derisa në Dheun e Bardhë deri në katër orë. Në pikat tjera kufitare situata është më e qetë, me pritje deri në 5-10 minuta.

Lexo edhe:  Hedhen bomba molotovi në një lokal në veri, zjarrfikësit intervenojnë ta shuajnë zjarrin