SKANDAL: Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, shpërndan dhurata me prodhime serbe në kopshtin “Nënë Zahide”
Një skandal sot është raportuar të ketë ndodhur në Komunën e Skënderajt.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka bërë shpërndarjen e dhuratave në kopshtin e fëmijëve që mban emrin “Nëna Zahide”, nëna e komandantit legjendar Adem Jashari, shkruan Jepi zë.
Këtë aktivitet e ka shpërndarë fillimisht edhe faqja zyrtare e Komunës së Skënderajt, mirëpo kur u kuptua se ka të bëjë me prodhime serbe është fshirë postimi.
Për këtë veprim ka reaguar edhe faqja e cila fton të bojkotohen produktet serbe.
Postimi i plotë:
A nuk është TURP që në kopshtin e fëmijeve Nëna Zahide, të i’u servohet prodhime serbe fëmijeve ton!
A nuk është TURP që ”pionir” të jetë llogo e dhuratava për fëmijet ton aa!!
Spo din njeri a serbet i kan jap këto dhurata apo Shqiptari!!
Tuuurpppppp