Aksident tjetër i rëndë në Hungari, dyshohet se ka mërgimtarë të përfshirë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën E75 në Hungari.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet grumbull automjetesh të shkatërruara.

Dyshohet se në këtë aksident ka edhe mërgimtarë të përfshirë, pasi që kjo është rruga e vetme që frekuentohet nga ta për të ardhur përmes Hungarisë në vendlindje.

Sipas informacioneve që kanë dhënë lexuesit e IndeksOnline, aksidenti ka ndodhur rreth 20 km larg kufirit Hungari-Serbi.

Rikujtojmë se një aksident i rëndë trafiku ndodhi edhe në Kroaci, ku ishin përfshirë disa vetura.

Lexo edhe:  Dyshohet se gjuajti me armë në mal, i moshuari në Suharekë përfundon prapa grilave