Deputeti Muja: Këto janë organizatat kriminale në veri, rekomandoj arrestime

Foto ilustrim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka publikuar një listë e cila sipas tij përmban emrat e bandave kriminale në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Muja thotë se në Kosovë nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë, siç propagandon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditëve të fundit.

Mirëpo thotë se ajo që dihet është se në Mitrovicë ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës.

Ai thotë se një nga këto banda është e themeluar nga Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb.

“Bandat kriminale në veri të Kosovës: Propaganda e Vuçiqit e ditëve të fundit me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagon kinse lista të gjera të njerëzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve. Megjithatë, ajo që dihet në Mitrovicë është që ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës: (1) Civilna Zastita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakiq, Igor Simiq, Slavko Simiq, Milos Peroviq, Nenad Djuriq dhe Stevan Paviçeviq, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vuçiq (vëllau i Presidentit serb), Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq dhe Radule Steviq,  (3) Oragizatat e ekstremit të djathttë lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kezeviq, Danilo Vuçiq (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipoviq”.

“Dihet që Presidenti serb Vuçiq, vëllai i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gasiq janë duke e bërë këtë lojë”, deklaroi deputeti Muja.

Ai kërkoi që “Severna Brigada” dhe “Civilna Zastita” të shpallen organizata terroriste.

Lexo edhe:  Sulmohet me gurë treni Prishtinë-Pejë, menaxheri i Trainkos raporton se ishin disa persona të dyshuar

“Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq, Radule Steviq, Aleksandar Filipoviq, Nenad Djuriq, Stevan Paviçeviq, Aleksandar Jevremoviq, Marjan Radojeviq, Milos Milovanoviq, Vladimir Radivojeviq (Mami), Marko Vukasinoviq, Lazar Radenkoviq, Milorad Jevtiq, Nemanja Jevremoviq, Srdjan Vuloviq, Dejan Vuloviq, Vladica Jovanoviq, Dragan Raduloviq, Ivan Aksenijeviq, Milos Vlaskoviq, Slobodan Vuçiniq, Zoran Stevanoviq, Milan Kompiroviq, Radovan Radiq, Ivo Vuçiniq, Zvezdan Milojeviq dhe Goran Zivkoviq”, shkroi më tej Armend Muja.

“Grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet. E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, përfundoi deputeti Muja.