Ardhja e mërgimtarëve shkakton kolona, pritje të gjata në kufrin Hungari-Serbi

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit veç se ka nisur të shkaktojë problemet e para edhe në kufijt e shteteve tjera.

Duke qenë se ka fluks më të madh të personave, tanimë kanë filluar kolonat dhe pritjet e gjata, kryesisht në kufi mes Hungarisë dhe Serbisë

Aty mërgimtarëve po detyrohen të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

Ndryshe mërgimtarët këtë vit janë të penalizuar, pasi nuk mund të shfrytëzojnë pikën kufitare në Jarinje, për shkak të barikadave.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Fotografia zemërthyese e tërmetit: E mbuluar nga rrënojat, babai nuk i lëshon dorën vajzës së pajetë