Vuçiq thotë se barrikadat largohen me një kusht

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia në lidhje me Kosovën po përballet me paturpësinë e fuqive të mëdha pasi sipas tij ata po kërkojnë heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve nëpër institucione.

Megjithatë, ai ka kërkuar që të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

Vuçiq tha “se po i dëgjon komentet se kërkesa për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë është absurde dhe se nuk është absurde që në Kosovë të ketë trupa shqiptare, kroate dhe gjermane”, siç tha ai në “tokën e shenjtë serbe”, shkruan Danas, transmeton Paparaci.

Ai ka përsëritur se pret përgjigje negative nga KFOR-i për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, por ka shtuar se KFOR-i sillet në mënyrë korrekte dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kur të shtyjnë deri në fund, kur të bëjnë qoshe, atëherë nuk ke ku të shkosh tjetër”, tha Vuçiq.

“Fillimisht, formoni Asociacionin e Komunave Serbe, pastaj do të heqim barrikadat”, u tha Vuçiq gazetarëve në Azerbajxhan, sipas Danas, përcjell Paparaci.

Sipas tij, Prishtina zyrtare nuk dëshiron të dëgjojë e as të dëgjojë, por vetëm ta poshtërojë Beogradin.

“Mund të përpiqeni (të poshtëroni) deri në një kufi të caktuar, atëherë kur nuk kemi ku të shkojmë – si miu në një qoshe, ne do të mbrohemi me të katër këmbët”, tha Vuçiq.

Lexo edhe:  “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”- Reagon familja e policit që u vra sot në Veri